Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka njoftuar në rrjetet sociale takimin me homologun e tij të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi. “Pata kënaqësinë të mikpres në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Aleksandar Bogdanoviç” shprehet Gjiknuri. Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy partive. “Diskutuam mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes partive tona simotra socialdemokrate ashtu sikurse kordinimin në kuadër të Internacionales Socialiste dhe Partive Socialiste Evropiane. Me interes edhe shkëmbimi i eksperiencave në kuadër të procesit të gjatë dhe të rëndësishëm të negociatave me Bashkimin Evropian.”