Agim Jazaj: Shpresë vrarët dhe besëprerët…

 

-Së shpejti, e shumë vonuar-

NOA

 

Në plazhet e Vlorës këto ditë thuhet se nga një grup të rinjsh dhe të rejash, gjithë moshat, dhe nga gjithë harta e vendit dhe e Shqiptarisë është hedhur “shkëndia.” Ka nisur punën grupi nismëtar për Krijimin e një Organizate Atdhetare Mbarëkombëtare: Për mbrojtjen e Vlerava Kombëtare, të përdhosura nga politikë-Shthurja e këtyre viteve, nga qeverisësit, ç’qeverisësit, të përfaqësuar nga shpërfaqësuesit, zyrtarucët në gjithë nivelet e shtetit që ëndërrojnë gjatë shqiptarët!…

Në qendër të programit, komisioni ka vendosur: “Mbrojtjen e vlerave kombëtare” të përdhosuar nga abuzuesit me pushtetin, në gjithë nivelet e pusht-pushtetit.

Në një nen kanë formuluar: “Grupet e punës do të evidentojnë dhe denoncojnë personat abuzues me spaletat e përdhosura të zyrtarucëve, deputetkve, ministreshave, padronazhistëve, abuzuesve të votave, qyqarve, zgjyrtarëve, dhe do t’i ndalojnë në rrugë, në lokale, shtëpi, në jetën publike dhe do t’i Ngjyjnë, Lyejnë me bojë të zezë nga koka te këmbët, deri dhe me fekale. Nëpër rrugë, do t’i hedhin në kazanët e llozhrave këta abuzues të kollarisur, të tundur e pasuruar me vjedhjet, gjakun, djersën e shqiptarëve, të cilët kanë shëmtuar e shpopulluar, kanabizuar vendin. Kanë vrarë shpresën dhe prerë besën, përdhosur rracën shqiptare!

*Kjo nismë do të nis së shpejti, rezultuar e shumëvonuar…