Dako: E gjithë zona në Durrësin e Ri me urbanizim të plotë

476
Kryebashkiaku aktual si dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për mandatin e ardhshëm Vangjush Dako në takimin e zhvilluar në zonën e ish kënetës në lagjen 14, u zotua se kemi kryer shumë investime në zonën e Durrësit të ri, kemi rrugë të reja, ndriçim, gjelbërim, një shkollë të re dhe një çerdhe të re që sapo ka filluar të ndërtohet dhe do të vazhdojmë në mandatin tjetër me të tjera investime për këtë zonë pasi qëllimi ynë është urbanizimi i plotë i Durrësit të ri.
Më tej Dako deklaroi se vjen në këtë zonë me premtime të mbajtura pasi investimet e bashkisë në zonën e Durrësit të ri kanë qenë të shumta ku sapo janë rikontruktuar 10 rrugë në këtë zonë sipas standarteve. 
Banorët e zonës e kanë falenderuar kryebashkiakun për këtë punë të madhe që është bërë në rregullimin e infrastrukturës së zonës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e tyre të jetës. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se kjo zonë do të vazhdojë të urbanizohet ndërkohë që zona e lirë ekonomike që do të ndërtohet në zonën e Spitallës do ti japë zgjidhje problemit të punësimit të banorëve të Durrësit të ri që ndodhet pranë zonës së Spitallës por edhe të të gjithë qytetit pasi në këtë investim do të hapen mijëra vende pune. 
Kryebashkiaku Dako deklaroi se edhe furnizimi me ujë të pijshëm i kësaj zone do të marrë zgjidhje përfundimtare me investimin e bankës botërore puna për të cilin fillon në gusht dhe në përfundim të punimeve banorët e Durrësit të ri dhe të gjithë bashkisë së Durrësit do të furnizohen me një sasi tre herë më të madhe me ujë të pijshëm.
Sigal