Kriza politike, Cutillo: Mos e dramatizoni afatin e 30 qershorit

417
Sigal

Ambasadori I Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo u shpreh në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se beson që kriza politike do të zgjidhet shpejt dhe pa impakte negative në të ardhmen e Shqipërisë.

“Zgjidhja qëndron në faktin që duhet të shohësh përtej. Nuk duhet dramatizuar afati I 30 qershorit, por mund të bëhet marrëveshje për atë që shkon përtej kësaj. Për këtë kërkohet një ndryshim mendësie, por do të ndihmonte edhe ndryshimi I rregullave”- u shpreh ambasadori Cutillo .

Ambasadori italian I sheh rrënjë e krizës brenda partive politike.

“ Kjo është një krizë e ndërlikuar që ka lindur dhe zhvilluar në brendësi të opozitës dhe kësisoj I takon opozitës që ta zgjidhë. Besoj se në vende të tjera një krizë e tillë do të ishte administruar në brendësi të partive mbi bazën e rregullave të demokracisë së brendshme të partive, të cilat në Shqipëri janë disi të ndryshme. Partitë janë më të ngurta dhe kërkojnë t’i eksportojnë jashtë krizat, të cilat normalisht duhet të administrohen brenda tyre. Por besoj se në fund, partitë do të dinë të zgjedhin në interes të vendit”- tha z. Cutillo, ndërsa pranon se sistemi zgjedhor ka nevojë për rregullime.

“Ka diçka që nuk ecën në mekanizmin zgjedhor. Kjo mund të reformohet. Nëse nuk bëhet brenda 30 qershorit, të mos e kthejmë në një dramë”, u shpreh ambasadori italian.