Çuçi: Ja 7 kompetencat që do i kalojnë 61 bashkive

462
Gjatë takimit në kryeministri me 61 kryetarët e bashkive, ministri për Pushtetin Vendor Bledi Cuci renditi 7 kompetencat që i kalojnë bashkive të reja, duke nenvizuar se ky proces do të shoqërohet edhe me transferimin e plotë të burimeve financiare.
Ministri Çuçi publikon 7 kompetencat që do i kalojnë bashkive të reja :
1- Arsimi parashkollor. I gjithë personeli i kopshteve do të jetë në administrimin e bashkisë. Kjo do të shoqërohet me transferim të plotë të burimeve financiare që mbulojnë këtë administrim.
2-Mirëmbajtja dhe pronësia e rrugëve rurale dhe një pjesë të rrugëve rajonale që janë pjesë e bashkisë tuaj. Gjithashtu do të shoqërohet dhe me fondin përkatës.
3-Shërbimi zjarrfikës tërësish si funksion të bashkive të reja. I gjithë rrjeti bashkë me kompetencat dhe detyrimet.
4- Fondi i ndihmës ekonomike. Fondi do decentralizohet me kusht që pjesë e këtij fondi që nuk shfrytëzohet si pjesë e rishikimit të listave dhe emrave fiktivë që ndodhet këtu. Kjo pjesë e parave që tepron të shkojë po për qëllime sociale brenda bashkisë tuaj.
5-Pyjet dhe kullotat me natyrë vendore. Parqet me karakter kombëtar do të jenë nën administrim të qeverisë
6-Rrjeti i kanaleve vaditës dhe kullimit. Jemi në bisedimet e fundit
7-Bashkëkontrolli për personelin mjekësor në qendra shëndetësore
Sigal