Kryebashkiakët e PD të zhgënjyer nga Rama: Na njohu po s’na dëgjoi

499
Duket se takimi i kryeministrit Rama me 61 kryebashkiakët e rinj nuk ka plotësuar pritshmëritë e të zgjedhurve të djathtë të Bashkive në vend, të cilët janë shprehur të zhgënjyer pas mbledhjes.
“Në fazën që jemi kjo nuk është reformë, janë një gështenjë e nxehtë në dorën e qeverisë e cila për të mos djegur dorën e saj ja ka kaluar pushtetarëve vendor. Ne prisnim të kishte diçka më shumë për ligjin e pushtetit vendor”, – u shpreh kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj.
Për Frrokaj kryebashkiakët në sallë kanë qënë vetëm shikues dhe mbledhja sipas tij ka qënë thjesht politike.E vetmja gjë që ai cilëson si positive nga takimi është tentative për ngritjen e një shoqate për krerët e bashkive
“Ishin vetëm thjesht shikues asgjë më shumë. Nuk dimë cilat do të jenë burimet e të ardhurave. Këto të ardhura pretendohet t’i mbledhë qeveria. Do të mblidhemi më shumë dhe do të flasim jo vetëm politikisht. U la një tentativë për të ngritur një shoqatë për të ngritur zërin e kryebashkiakëve.-tha Frrokaj pas takimit
Nga ana tjetër në një dalje për mediat pas mbledhjes me kryeministrin në ambjentet e selisë së qeverisë edhe kreu i bashkisë së Mallakastrës ironizoi rezultatet e takimit
“Falenderoj kryeministrin që më në fund na njohu si kryebashkiak. Sa herë që të ketë ftesa nga kryeministri do të jemi të pranishëm të marrim, të japim mendimet- tha Kapllanaj
Për Kapllanaj takimi ishte i njëanshëm dhe përfundimi nuk ishte ai që prisnin
“Sot ishte takim i njëanshëm se vetëm dëgjuam. Në momentin që duhej të flisnim, kryeminsitri dhe ministrat e kishin axhendën shumë të ngjeshur. Nga një takim që duhej të ishte përfundoi vetëm me një sugjerim për të krijuar shoqatën e kryebashkiakëve. Ujësjellësit duhet të kalojnë me gjithë borxhet që kanë ndaj OSHEE-së, ju tha se nëse nuk paguani borxhet do arrijmë deri aty sat ë bllokojmë buxhetin e bashkisë”, – tha kryetari i bashkisë së Mallakastrës Kapllanaj.
Takimi në kryeministri zgjati më tepër se 2 orë gjatë së cilës folën edhe ministrat Gjiknuri e Haxhinasto si dhe Ministri Çuçi të cilët diskutuan një sërë kompetencash që i kalojnë me reformën e re administrative, bashkive të reja duke filluar me shërbimin i zjarrfikësve, arsimi parashkollorë, emërimi i personelit mjekësor në qëndrat shëndetësore,pyjet dhe kullotat vaditja dhe kullimi, mirëmbajtja e rrugëve rurale.
Në përfundim të takimit kryeministri Rama u kërkoi kryebashkiakëve t’i drejtonin pyetje por duket se askush nuk tentoi të pyeste asgjë…
Ndoshta të kushtëzuar edhe nga kufizimi i hapësirës nga ana e kryeministrit për shkak të axhendës së tij të zënë që më vonë u zbulua se ishte takimi me ambasadorë të huaj të akredituar në Tiranë ndër të cilët edhe ambasadori Lu.
Sigal