Presidenti Meta: Pas 15 marsin firmos dekretin brenda në Parlament nëse….

367
Sigal

Presidenti Ilir Meta firmosi përpara popullit dekretin kundër betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek noteri, duke theksuar se nëse ky dekret nuk merret parasysh do të firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

Meta tha se pas datës 15 mars kur përfundon reforma zgjedhore, nëse nuk e marrin parasysh dekretin do të shpërndajë Parlamentin në mes të selisë së tij.

Meta: Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me popullin tonë, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë u jap fjalën në emër të këtij flamuri, për të cilët janë vrarë mijëra dëshmorë se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht popullin kuqezi që votoi sot kundër grushtit të shtetit, unë Ilir Meta do të betohem se këtë dekret nuk do ta firmos këtu, do ta firmos në mes të Parlamentit, atje në mes të krimit dhe do t’i bëjë thirrje popullit shqiptar, unë i pari dhe gjithë popullit kuqezi, jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizmin. Jemi vendi ku u varën klerikët, hoxhallarët.

Shumë prej jush mund të kenë patur ndonjëherë vërejtje për tonin tim. Nuk kam treguar asnjë për qind të krimeve që kanë ndodhur sovranitetin tuaj.

Dua të siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj të rendit demokratik dhe llogaridhënës në Shqipëri. Tani do t’ju lutesha shumë, e gjithë bota demokratike, të gjithë partnerët me integritet që kanë respekt për popullin tonë dhe nuk mund të ketë respekt për vendin tonë në rast se mbështet këtë sekt që dhunon Kushtetutën. Kjo është Kushtetuta e miratuar me 140 vota, kjo është Kushtetuta e popullit dhe ne do ta mbrojmë.

Lutja e fundit, mos i jepni alibi puçistëve, asnjë mimoz mos hidhni tek institucionet, ato nuk hidhen, dhurojuani policëve tanë. Zëri i popullit, zëri i Zotit.