Çmimet në Shqipëri po rriten më shumë se në asnjë vend tjetër / Basha: Për 7 vite, Rama ka rrënuar ekonominë

207
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se Edi Rama e ka rrënuar ekonominë gjatë këtyre 7 viteve dhe një qeveri e re me shpresë të re do të vijë në Shqipëri. Duke iu referuar faktit se Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, ku vërehen ndër të tjera se Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6% si edhe Çmimet e transportit u rritën me 3.4%, Basha u shpreh ndër të tjera :

“Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”.