LSI voton për ‘Shqipëria shtëpia juaj’, Ervis Vata: Fitorja nis nga Durrësi

989
Sigal

Për herë të parë në Shqipëri, anëtarësisë së LSI po i mundësohet të votojë jo vetëm duke u paraqitur fizikisht në qendrat e votimit në 61 bashki, por tashmë edhe përmes platformës online .Sekretari i Përgjithshëm i LSI Durrës, Ervis Vata është shprehur se ky është një proces i rëndësishëm.

“Ditën e shtunë, më datë 21 nëntor në orën 09:00 deri në orën 18:00të gjithë anëtarët e LSI në mbarë vendin do të kryejnë procesin zgjedhor për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e Lëvizja Socialiste për Integrim.
Një proces i rëndësishëm për FITOREN E MADHE të25 prillit.
Fitore që do nisë në Durrëse do festohet në mbarë Shqipërinë.
Anëtarët e LSI të Durrësit, Shijakut, Sukthit, Ishmit dhe nga zona të tjera të
qarkut do votojnë në zyrën qendrore të LSI Durrës.
Anëtarët të cilët nuk do munden të votojnë fizikisht për shkak të situatës me pandeminë mund të votojnë përmes votimit elektronik sipas shpjegimit në këtë video “, shkruan ai .