Çmënden “Rilindasit”, pasuri “sheikësh” me rroga shteti

350
Sigal

Ministrat dhe zyrtarët e ‘Rilindjes’ notojnë mes luksit dhe korrupsionit duke blerë shtëpi në qytet, vila në bregdet dhe jashtë shtetit, vlera e të cilave fillon nga 300 mijë euro deri në 1.3 milion euro, ndërkohë që qytetarët për të blerë 1 dhomë e guzhinë  duhet të punojnë 50 vjet. Ja pasuritë marramëndse, tokat, pallatet dhe llogaritë bankare të zyrtarve të majtë

Ahmetaj tokë 390 mijë €, Beqja apartament 200 m2, Balluku vilë 190 mijë € dhe shtëpi në Angli, Paneli Majko shtëpi 232 mijë €, Denaj para me thasë

Rama dhe ministrat ‘notojnë’ në luks dhe korrupsion, blejnë shtëpitë e dyta dhe të treta deri në 300 mijë euro, një familjeje shqiptare me paga mesatare, i duhen 50 vite për të blerë një apartament 1+1. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konsideruar korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës si rrezik për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Dhe korrupsioni në Shqipëri nuk është abstrakt, por lidhet me emra konkretë. Në krye të perandorisë së korrupsionit qëndron Edi Rama, më pas vijnë ministrat dhe ish-ministrat, me sekretarët e tyre të përgjithshëm, drejtorët, deputetët dhe kryetarët e bashkive. Që kur “Rilindja” erdhi në pushtet, ministrat dhe ish-ministrat e saj kanë nisur të blejnë shtëpi me vlera 200-300 mijë euro. Nëse më parë shtëpitë i blinin 90-120 mijë euro, tashmë i blejnë trefish. Vetë Edi Rama e ka deklaruar bunkerin e tij në Surrel mbi 400 milionë lekë, ndërkohë që një nga ish-ministrat e Ramës më të akuzuar, ka blerë në vitin 2016 një apartament me vlerë 270 mijë euro.Vitin e shkuar, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i njohur së fundmi edhe si ministri i “lojës mos u nxeh”, ka blerë një apartament me vlerë 232 mijë euro, pasi sipas tij, këtë blerje ia kishte kërkuar një agjenci mike. Ministri i ‘Tërmetit’ dhe ‘Koronavirusit’, Arben Ahmetaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Tigri’ i qeverisë ka një pallat, 6 vila dhe apartamente, si dhe miliona USD në banka. Në vitin 2017, Ametaj ka rivlerësuar 3 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë 390 mijë euro. Ilir Beqja, ish-ministri i koncensioneve korruptive në shëndetësi, ka blerë edhe një apartament tjetër 200 m2. Beqja nuk e deklaron vlerën e apartamentit, por thotë se ka marrë 100 mijë euro kredi. Nga dhënia me qira e apartamentit, Beqja merr 9 milionë lekë në vit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka blerë vilë 190 mijë euro, shtëpi në Golem 95 mijë euro, shtëpi në Angli, apartament në Tiranë etj. Ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, i është zbuluar një vilë, e cila sipas kolegëve të saj në Kuvend, kushton rreth 1.3 milionë euro. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka apartamente, makina të shtrenjta, biznese në emër të burrit, llogari të majme ej. Anila Denaj ka një apartament me vlerë 46 mijë dollarë, një vend-parkim për makinën 1 000 000 lekë, toke arë me sip. 859.77 m2, me vlerë rreth 90 mijë USD. Ajo është pronare e një godine në proces ndërtimi, blerë me kursime dhe kredi, vlera 80 000 euro. Bashkëshorti, Z. Nektar Kume është pronar i një biznesi privat, “Artist Longue caffee”, me kapital 13 000 000 lekë si dhe i një biznesi privat “Artizan”, me kapital 1 400 000 lekë. Denaj ka llogari bankare me 4 000 euro, 48 260 euro, 10 000 euro, 50 000 euro, 4 000 euro, 12 000 euro, 60 000 euro, 20 000 euro, 9 963 euro etj. Ajo është aksionere me 100 % e kompanisë “IPC invest” (Procredit Holding), vlera 105 000 euro. Ministrja deklaron mbi 380 milionë lekë të ardhura nga “Fefad Bank”, 102 mijë dollarë dhe 136 mijë euro nga “IPC”. Bledar Çuçi ka apartament me sip. 94.4 m2, 90 mijë euro, apartament 130.3 m2 me vlerë 78 mijë euro, garazh 23 mijë euro, tokë Pyll 1000 m2 në Lanabregas me vlerë 1 400 000 lekë, apartament  në Tiranë, 8 000 000 lekë, garazh 23 mijë euro etj. Shumica e ministrave si të ardhura kanë vetëm rrogat. Ndërkohë që një familje e zakonshme shqiptare, për të blerë një apartament modest me kursimet nga rroga, i duhen mbi 50 vjet. (Pamfleti)