KE ka miratuar hyrjen në vendet e BE-së të shtetasve nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine, por jo për shqiptarët

287
Sigal

Këshilli Europian hap derën për disa vende, Shqipëria jashtë

Covid-19 vijon që të mbajë të izoluar disa shtete. Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të cilëve mund t’iu lejohet hyrja në BE. Për Shqipërinë, KE ka vendosur sërish që të mos e përfshijë në vendet që lejohen të lëvizin në zonën Shengen. Ndër kriteret që vendosin nëse duhet të hiqen kufizimet për vendet jashtë unionit janë: situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike. Duke parë listën, shohim që vende me më shumë të prekur sesa Shqipëria, i janë hapur dyert. Duke filluar nga 8 gushti, vendet anëtare do të heqin gradualisht kufizimet për banorët e këtyre shteteve:

Australi
Kanada
Gjeorgji
Japoni
Zelandë e Re
Ruanda
Koreja e Jugut
Tajlanda
Tunizi
Uruguai
Kina, pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.