Ceremonia e themelimit të PD/ Sali Berisha: Nuk do lejojmë sistemin e patronazhistëve të cënojë demokracinë, do rikthejmë shpresën dhe votën e lirë

108
Sigal

Partia Demokratike po zhvillon këtë diel ceremoninë për 32 vjetorin e Themelimit të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Sali Berisha u shpreh: “Në këtë jubile të 32 vjetorit të themelimit të saj, përulem me nderimin më të madh para veprës, guximit të tribunit të lirisë Azem Hajdari dhe studentëve që ne me një zë i thërrisnim, liberatorë, apo engjëj të demokracisë që me guximin e tyre bënë të mundur fundin e epokës së monizmit në Shqipëri. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se historia e PD-së deri ën vitin 2013 është historia e një force tërësisht demokratike. Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se gjatë këtyre viteve në opozitë, PD e drejtuar nga Basha ka tradhëtuar interest e qytetarëve dhe ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se kjo forcë politike u shndërrua në një fasadë të një qeverie që sipas tij kalonte nga dështimi në dështim dhe nga vjedhja në vjedhje. Sipas Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, në kupolën e lartë drejtuese të PD-së po bëheshin plane për bashkëqeverisje me Edi Ramën. “PD dorëzoi pushtetin pas një gabimi me skemat piramidale në vitin 1997, ndaj një rebelimi të dhunshëm, i largoi me votë ata që erdhën në pushtet më dhunë në vitin 2005 dhe në vitin 2013 garantoi rotacionin. Në këtë kontekst, kjo histori është historia më demokratike e një force politike. Shtatë vite në opozitë ishin vite të një fatkeqësie të vërtetë. Të jesh ën opozitë nuk është kurrë turp. Je pushteti moral i vendit, sepse qëndron gardian i interesave të qytetarëve. Sepse nuk të josh asgjë tjetër veç interesit të qytetarëve. Por mjerisht, kjo nuk ndodhi me PD-në. Kjo parti, për shkak të takimeve të fshehta dhe marrëveshjeve të fshehta, për shkak të bizneseve të fshehta të kreut, të përziera dhe të papërziera me qeverinë, ajo u shndërrua në një fasadë të një qeverie që kalonte nga skandali në skandal. Dhe në zgjedhjet e 25 prillit, një besim i jashtëzakonshem i qytetarëve shqiptarë, u tradhëtua. U shkelmua. Për interesa më të ulëta dhe meskine. Vetëm e vetëm që PD të shndërrohej në një aleate të PS-së së Edi Ramës. Në një kohë që demokratët e demokratet ndoshta qanin edhe me ngashërim për rezultatin, në krahun tjetër bëheshin plane për bashkëqeverisje me Edi Ramën.”, u shpreh Berisha. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në ceremoninë e 32-vjetorit të PD, tha se Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë levë e Partisë Socialiste apo kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike nuk do të lejojë askënd të cënojë demokracinë. Berisha nuk i ndali akuzat as ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka krijuar sistemin e patronazhistëve për të vrarë votën “Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim”, tha Berisha. Gjatë fjalës së tij në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se gjatë këtyre viteve në opozitë, PD e drejtuar nga Basha ka tradhtuar interesat e qytetarëve dhe ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama.