Me tre ‘kartona’ më pak prej COVID-19/ Nën kushte të rrepta rikthehet Kuvendi, prej pandemisë merren masa. Kufizohet koha në foltore

312
Sigal

Sot në orën 10:00, Kuvendi do të rikthehet për dytën herë këtë javë për të kaluar edhe ligjet e fundit. Nën kushte të larta sigurie për shkak të koronavirusit, seanca plenare do të zhvillohet sot pa praninë e Elio Hyskos, Ralf Gjonit dhe Enver Roshit.

Për shkak të infektimit të tyre me COVID-19, Kuvendi është dezinfektuar dhe për të përfunduar sa më herët seancën, do të kushtëzohet edhe koha e deputetëve dhe ministrave në foltore. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ende nuk dihet nëse do të marrë pjesë apo jo.

RENDI I DITËS

Projektligji “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Akt Normativ nr. 28, datë 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” të ndryshuar””

Akt Normativ nr. 30, datë 20.07.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ nr. 3, datë 15.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” të ndryshuar””.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743/2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.

Projektligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”.