Parashikimi i motit, ditë me diell dhe temperatura të larta

318
Sigal

Ditën e sotme do të dominojnë kushte të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të jenë më të dukshme në ultësirën perëndimore.

Në zonat malore do të ketë vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesdite duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 40°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.