Projekti Za’Lart 2015, misioni i monitorimit të zgjedhjeve vendore

567
Projekti Za’Lart 2015 do të bëjë të mundur monitorimin dhe raportimin qytetar të procesit zgjedhor. Programi ka si slogan ‘Bëji Zgjedhjet të Vlejnë’ dhe synon të nxisë qytetarët të jenë kritikë dhe denoncues ndaj problematikave që dëmtojnë zgjedhjet! Za’Lart funksionon si web dhe app mobile, duke i ftuar qytetarët të monitorojnë dhe raportojnë në kohë reale, probleme dhe abuzime që ata kanë në lidhje me procesin zgjedhor. Raportimet aplikohen me lehtësi, brenda pak sekondave duke ruajtur anonimatin. Çdo denoncim apo raportim i realizuar do të verifikohet nga Redaksia AdHoc me gazetarë dhe vullnetarë lokal, të trajnuar për zgjedhje të drejta dhe kulturë demokratike.
Ju ftojmë të na ndiqni dhe bëheni pjesë e raportimeve në programin Za’Lart 2015 përmes: Web; App Mobile; FB: Za’Lart – Raised Voices Albania (community); Twitter: Za’Lart @ZaLartAlbania; You Tube.
Ekipi Za’Lart është i hapur për bashkëpunim me institucione, organizma civil dhe rrjete që punojnë në monitorim dhe kulturë zgjedhore. Çdokush që dëshiron të njoftohet në kohë për raportime qytetare që bëhen në platformë, mund të regjistrohet tek rubrika ‘Merr Sinjal’ duke zgjedhur edhe zonën apo kategoritë e shkeljeve për të cilën ka interes. Çdo raportim qytetar publikohet dhe gjendet në hartën e platformës Za’Lart (java para fushatës pati 70 raportime). Za’Lart realizohet edhe në kuadër të iniciativës së shoqërisë civile për të koordinuar për zgjedhje të drejta: Dhoma e Situatës Zgjedhore 2015. Gjithçka realizohet me kontribut të qytetarëve, nën moderimin e AIS, me mbështetje financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Opinionet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërish ato të mbështetësve financiarë. Projekti fton gjithë qytetarët që të kontaktojë organizatorët në çdo moment dhe fton për t’u bërë aktivist me Za’Lart!
Sigal