“Më quajnë mbretëreshë”, Luana mahnit me pamjen, zbulon një nga skenat e klipit të ri

298
Sigal

Luana Vjollca pak ditë më parë bëri me dije se po punon për të sjellë një bashkëpunim me artistin e njohur latin, Jay Santos. Luana ka publikuar në rrjete sociale momente nga xhirimi i klipit, ndërkohë që së fundmi ajo ka zbuluar një prej skenave, ku duket se ka zgjedhur të vishet me një fustan të kuq.

Krahas angazhimit për këngën, Luana një vëmendje të veçantë i ka kushtuar edhe veshjes për të cilën nuk është kursyer aspak. Fustani i markës së njohur “Philipp Plein”, me të cilin ka pozuar moderatorja kap një shifër marramendëse prej afro 5 000 eurove.

“Me llaman Luana, me llaman la reina. Së shpejti. Sa prej jush po e presin këngën e re në bashkëpunim me Jay?”, ka shkruar Luana krahas fotos që ka publikuar, duke zbuluar gjithashtu edhe një pjesë nga teksti i këngës. Kujtojmë që Luana një vit më parë solli një tjetër bashkëpunim me një artist të huaj. “Habibi” në bashkëpunim me Faydeen u prit mjaft mirë nga publiku, e cila numëron miliona klikime në Youtube.