Çelet fushata e PS/Najada Çomo: Mos më votoni mua, nuk jam politikane por…

290
Sigal

Në fjalën e saj në çeljen e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit, kandidatja e PS-së Najada Çomo, tha se votën e kërkon për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, që për të dëshmoi që është e palodhur.

”U ndjeva e vlerësuar dhe e emocionuar që do të përfaqësoj një grup të madh njerëzish që punojnë ditë dhe natë nga personat që shpëtojnë jete. Vlerësimi shkon për kolegët dhe stafin që është në krye të detyrës që janë në Tiranë apo kudo tjetër.

Unë jam një nga ato që do të përfaqësoj me angazhimin tim të gjithë bluzat e bardha. Unë u bashkova skuadrës së socialisteve, unë nuk jam politikane, por jam profesioniste dhe do e ushtroj profesionin tim për të fituar betejën me Covid dhe gjykoj se do të jap më të mirën në fushën shëndetësore.

Unë jam bashkuar PS-së se kam parë njerëz punëtorë. Unë nuk kërkoj që ta marr votën për vete por unë kërkoj që të votohet Ogerta qoftë si grua apo ministre ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar të gjithë profesionistët. Jam bashkuar me bindje skuadrës së Ramës”, ka thënë Çomo.