Floida Kërpaçi: Qytetarët duan ndryshim dhe në këto zgjedhje duhet dëgjuar zëri i tyre

194
Sigal

Ditën e sotme ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe në kuadër të nisjes së fushatës, Kryetarja e LRI-së dhe njëkohësisht kandidatja për depute e LSI në Tiranë, Floida Kërpaçi  ka zhvilluar takime me banorët e zonës së Astirit nga ku prezantuan dhe programin e LSI.

“Rezultati që del prej kësaj përballje zgjedhore, do të përcaktojë nëse arrijmë dot të ndryshojmë, apo vendi thellohet në dështim. Ose krijohet shpresë, ose përkeqësohet mungesa e mundësive. Momenti është TANI! Qytetarët duan ndryshim dhe në këto zgjedhje duhet dëgjuar zëri i tyre.”,- shprehet Kërpaçi në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka treguar detaje nga takimi.



Postimi i saj i plotë:

Sot nisi zyrtarisht fushata zgjedhore që do të përcaktojë të ardhmen e Shqipërisë dhe bashkë me Arben Muca dhe Denis Hidri, ishim sot në zonën e Astirit në Tiranë, duke prezantuar alternativën e rritjes së punësimit dhe uljes së taksave që LSI ka dedikuar për qytetarët dhe biznesin. Ditët drejt datës prill sa vijnë e marrin më tepër rëndësi. Rezultati që del prej kësaj përballje zgjedhore, do të përcaktojë nëse arrijmë dot të ndryshojmë, apo vendi thellohet në dështim. Ose krijohet shpresë, ose përkeqësohet mungesa e mundësive. Momenti është TANI! Qytetarët duan ndryshim dhe në këto zgjedhje duhet dëgjuar zëri i tyre.
#voto6lsi#lsi#zgjedhje25prill #shqipëriashtëpiajuaj#FloidaKërpaçi07#FK7