Rama pa asnjë premtin, kërkon mandatin e tretë që mos vijnë kundërshtarët në pushtet

218
Sigal

Kryeminsitri Edi Rama në nisje të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, ka sulmuar ashpër kundërshtarët e tij politikë.

Në fjalimin e tij para kandidatëve rilindas, ai nuk ka deklaruar asgjë se çfarë do t’u japë shqiptarëve nëse do të fitojë një mandat të tretë, por e kërkoi votën për të mos sjellë kundërshtarin në pushtet.

Me një ton të ashpër dhe një gjuhë urrejtjeje, Rama ftoi shqiptarët që mos votojnë kundërshtarin, pasi ata do tu marrin të mirat që ju ka dhënë qeveria.

Mandati i tretë është heqja e çdo mundësie për Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin që ata të kenjë një shans tjetër që ata të marrin përsëri zvarrë Shqipërinë për hesap të pushtetit të tyre dhe natyrisht, kur vjen puna edhe Luli nuk ka si e merr një shans sepse Luli nuk ëhstë Luli. Luli është saliu, Ilir, Monika. Ai ëhstë një kukull që po nuk e tunde fle, kur tundet nxjerr atë këngën në formë ninulle për të vënë bebet në gjumë. Luli kur zhduket nga ekrani ëhstë një kukull që fle’, tha Rama.