Byroja përjashton 10 ditë Berishën nga Kuvendi

507
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është përjashtuar 10 ditë nga seancat parlamentare. Byroja e Kuvendit vendosi sot përjashtimin e Sali Berishës për shkak të deklaratave për armatosjen e qytetarëve. Përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste. Ata iu drejtuan Byrosë së Kuvendit duke kërkuar përjashtimin e Sali Berishës. Nënkrytari i PD-së, Edmond Spaho ka kontestuar këtë vendim të byrosë duke theksuar se përjashtimi i Berishës vjen si hakmarrje për denoncimin që ish-kryeministri bëri për kërcënimin e kandidatit për deputet Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi.
Sigal