Denoncoi se bandat u angazhuan në zgjedhjet e 11 majit, PS i vë përballë eurodeputetit Gahler, Sara Milen

Eurodeputeti Michael Gahler në Parlamentin Evropian në 4 qershor 2025, teksa foli për zgjedhjet e 11 Majit, evidentoi se grupet e strukturuara kriminale në vend u angazhuan për të pamundësuar rrotacionin politik.

“Ekzistojnë struktura kriminale të qëndrueshme që në një masë të madhe merren  me pastrim parash e aktivitete të ngjashme. E shohim dhe në ndërtimet që bëhen. Këto struktura kanë interes të ruajnë situatën siç është’ deklaroi Gahler më 4 qershor.

Shkak për këtë janë interesat ekonomikë, pasi grupet e strukturuara kriminale në Shqipëri prej vitesh pastrojnë para në sektorin e ndërtimit.

NOA

Ndërkohë këtë të mërkurë, ku Gahler erdhi në Shqipëri më një delegacion të BE, në takimin që patën më me përfaqësuesit e Kuvendit,  organizatorët u kujdesën që përballë tij të ishte deputetja e Elbasanit  Sara Mile, e cila është denoncuar nga opozita, si e ndihmuar nga grupi i Suel Çelës për të marrë mandatin e deputetit me një rezultat rekord prej më shumë se 30 mijë votash.

Ndërkohë burime për media janë shprehur se kjo ka shkaktuar debate, pasi janë ankuar deputet e opozitës, të cilët e kanë vënë në dijeni Gahler, se ka akuza që Sara Mile është diktuar nga një prej grupeve më të fuqishme në trafikun e drogës në vendet e BE.