Bussines Insider: Prokurori i Përgjithshëm jep llogari para Senatit, do të jetë ditë e gjatë, diskutohen milionat, takimet dhe lidhjet e ish-agjentit të FBI me oligarkët

123
Sigal

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për një seancë mbikqyrëse të planifikuar. Bussines Insider shkruan se Garland do të japë llogari për ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion. Kryesisht, ai do të pyetet për përfshirjen e McGonigal në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, kohë kur u ‘dëmtua’ Clinton dhe u favorizua Trump. Një tjetër çështje për të cilën Garland do të pyetet do të jetë edhe lidhja e McGonigal me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Shkrimi nga Bussines Insider:Të mërkurën, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland do të paraqitet para Komisionit Gjyqësor të Senatit për një seancë mbikqyrëse të planifikuar. Planifikimi ka të ngjarë të jetë e vetmja gjë e zakonshme në lidhje me të, pasi vetë seanca pritet të jetë e pazakontë. Kjo, jo vetëm për shkak të Republikanëve, por edhe nga maxhoranca demokratike, e cila do të kërkojë përgjigje për disa çështje. Demokratët, ndërkohë, kanë ngritur pyetje në lidhje me kontrollin e armëve, reformën e drejtësisë penale dhe izolimin në burgjet federale. Capitol Hill tashmë i ka kërkuar Garlandit përgjigje në lidhje me rastin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili drejtonte kundërzbulimin në zyrën në terren të byrosë në Nju Jork. Më 7 shkurt, Senatori Sheldon Ëhitehouse, demokrat i Rhode Island, i dërgoi Garlandit një letër me temën e arrestimit të McGonigal. Në qendër të këtij rasti është marrëdhënia e McGonigal me rusin Oleg Deripaska. Letra e ëhitehouse thekson se McGonigal ishte agjent special i ngarkuar me divizionin e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork në vitin 2016. Ishte zyra e Nju Jorkut ajo që bëri që ato zgjedhje të merrnin një kthesë përfundimtare.

Çfarë kujton WhiteHouse?

Meqenëse McGonigal ishte agjenti special përgjegjës i divizionit të kundërzbulimit të Zyrës së FBI-së në Nju Jork në javët që çuan në zgjedhjet e vitit 2016, ai mund të ketë njohuri ose të ketë marrë pjesë në aktivitete politike për të dëmtuar kandidaten e atëhershme Hillary Clinton dhe për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Donald Trump. Për shembull, gjatë asaj periudhe kohore, Rudy Giuliani njoftoi se një “surprizë e madhe” në lidhje me Sekretaren Clinton do të vinte nga FBI, duke lënë të kuptohet se ai e kishte marrë atë informacion nga Zyra në terren në Nju Jork. Të nesërmen, drejtori James Comey, thuhet se iu nënshtrua presionit të brendshëm nga ajo zyrë.Situata është edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se McGonigal u arrestua, edhe sepse dyshohet se punonte me oligarkun rus Oleg Deripaska, të cilin McGonigalit iu caktua ta hetonte ndërsa punonte për FBI-në. Deripaska, një bashkëpunëtor i njohur i kryetarit të fushatës së Trump 2016, Paul Manafort, u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 për të ndihmuar Donald Trump. Për këtë çështje, nuk ka pasur kurrë një zgjidhje dhe pyetjet rreth përfshirjes së rusëve në zgjedhje, nuk kanë marrë përgjigje.

Në fakt, nuk duhet shumë imagjinatë për të dalë në përfundimin se çfarë marrëdhënieje kishte midis McGonigal dhe Deripaskas, si një çelës të mundshëm për të gjitha këto pyetje.

Ose, siç thotë Ëhitehouse në letër: E gjithë kjo është potencialisht e turpshme për FBI-në, duke e bërë jetike që çdo kërkesë të shoqërohet me një debrifikim të plotë.

Ju lutemi jepni garanci se FBI nuk do të vihet në një pozicion të tillë dhe mposhtni çdo dyshim për ‘sjelljet e këqija’ që mund të kenë ndodhur në radhët e saj. Duke pasur parasysh portofolin e madh të McGonigal në FBI, një hetim mbi aktivitetet e tij mund të hapë shumë dosje. Shtëpia e Bardhë e ka shumë të qartë këtë gjë.

Më 2 mars është vendosur mbajtja e seancës plenare për takimet e kreut të qeverisë Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Seanca do të jetë pa limit kohor dhe çdo deputet do të flasë 10 minuta. Kjo kërkesë e Opozitës u miratua pas një sërë seancash plenare të zhvilluara mes rrëmujës e kaosit. Deputetët kërkonin praninë e Ramës, ndërsa maxhoranca ijonte punimet. Debatet sollën dhe përjashtimin e shumë deputetëve të PD-së.

BOX

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

 Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.