Bushati në Top Talk: Strategjia e Ramës përmes OFL-së, të shantazhojë personat e botës së krimit duke i detyruar që t’i shërbejnë

680
Sigal

Analisti Andi Bushati ishte i ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, ku u fol për paketën Anti “KÇK”, e cila ka në fokus evidentimin e të gjithë personave të botës së krimit por jo vetëm, duke përfshirë në këtë skeptër edhe persona të politikës dhe të jurisprudencës.

Bushati u shpreh në studio se kjo paketë, ka si qëllim rikontrollimin e krimit nga ana e kryeministrit Edi Rama. Analisti aludoi se kryeministri në këtë mënyrë po mundohet t’i shantazhojë personat e botës së krimit, duke I detyruar që t’i shërbejnë ose në të kundërt paketa Anti “KÇk” do të vendoset në zbatim.

“Për mua është akoma shpejt të flitet se ne ende nuk kemi parë rezultat. Unë dyshoj se qëllimi primar është që në njëfarë mënyrë për të rikontrolluar krimin dhe për ta bërë një forcë të armatosur të rilindjes. Përse e them këtë. Rama gjithmonë ka flirtuar me krimin, herë i ka futur kryebashkiakë, herë i ka futur deputet, herë i ka dhënë leje ndërtimi. Pra ka pasur gjithmonë një atutë të jetës së vet politike. Në njëfarë mënyrë të gjitha këto janë diskretituar, një kriminel nuk futet dot më deputet, si shkak i imazhit publik, si shkak i ligjit të dekriminalizimit. Rama pasi i ka treguar për një periudhë të gjatë karotën, tani po u tregon shkopin dhe po jua tund atë. Ju do të më shërbeni mua, sepse nëse nuk më shërbeni mua, unë ja ku e kam paketën Anti “KÇK” dhe mund t’ju sekuestroj prona, mund t’iu privoj nga liria e tjerë e tjerë”, u shpreh Andi Bushati.