U anuluan për shkak të motit të keq, ja kur do të nisen tragetet e linjave Durrës-Bari

21
Sigal

Një ditë më parë moti i keq u bë shkak për ndalimin e lundrimit në disa linja. Ditën e sotme njoftohet se situata në det vijon të jetë problematike për lundrimin e anijeve. Era fryn nga juglindja dhe forca në det të hapur arrin 7 ballë.

Për këtë arsye tragetet nuk u nisën mbrëmjen e shkuar nga portet e Barit dhe të Durrësit, si edhe linjat dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Sipas kapitanerisë së Portit të Durrësit moti do të vazhdojë të jetë i tillë deri pasdite kur do të nisë edhe përmirësimi i tij. Ndërkohë, tragetet do të lundrojnë sonte nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.