Bujar Nishani: Trafiku i drogës, kërcënim serioz për vendin

169
Sigal

Ish-presidenti Bujar Nishani, i ftuar në një emision televiziv, foli për operacionin “Shpirti”, ku janë arrestuar disa persona për trafik droge, mes të cilëve edhe policë.

Nishani theksoi se trafiku i lëndëve narkotike është një kërcënim serioz për vendin.

“Trafiku i drogës është kërcënim për vendin. Është e tmerrshme saga e Zaganit, që u përndoq derisa gjeti strehim politik në një vend të BE-së. Rama vazhdon që të bëjë teatër me publikun.

Gjithçka e ka hetuar policia italiane, autoritetet tona thjesht kanë konfirmuar ato informacione që kanë ardhur nga Italia. Trafiku i drogës ka marrë përmasa vërtetë të frikshme. Besimi tek policia ka rënë në kulm. Jam i bindur se shkeljet poshtë nuk mund të bëhen pa urdhër nga lart, për këtë gjë unë e them me siguri”, deklaroi Nishani.