Banorët në Memaliaj në protestë: Po na tjetërsojnë pronat

183
Sigal

Dhjetëra banorë të fshatit Kalivaç në Bashkinë e Memaliajt pretendojnë se toka që ata trashëgojnë prej vitesh po tjetërsohet.

Në shenjë proteste banorët bllokuan rrugën kryesore të fshatit dhe akuzojnë se dy hektarë tokë bujqësore shtetërore e shfrytëzuar nga ta si kullotë i ka dalë “pronari” edhe pse sipërfaqja nuk është e ndarë me ligjin 7501. Për tjetërsimin që po i bëhet pronës banorët ngrenë akuza edhe ndaj kreut të zyrës së Kadastrës së Tepelenës.

Banorët kërcënojnë me bllokim të aksit nacional Krahës-Memaliaj nëse apelet e tyre nuk merren në konsideratë nga organet shtetërore për t’i dhënë zgjidhje çështjes.