Bujar Nishani: Shqiptarët kanë motiv t’i bashkohen protestës së 27 janarit

467
Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dalë hapur në mbështetje të protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 27 janar, duket se ka dalë në terren, ashtu si dhe krerët e partive opozitare. Nga Malësia e Madhe, ku ai u takua me ish të përndjekurit politikë, Nishani deklaroi se shqiptarët kanë motiv të madh për t’iu bashkuar protestës së 27 janarit. Sipas tij, Reforma në Drejtësi po drejtohet nga të korruptuar dhe bandat dhe vendi po qeveriset nga ish-Partia e Punës. “Shqipëria po qeveriset nga ish-Partia e Punës. Nëse në 2017 janë larguar 300 mijë shqiptar, këtë vit po largohen dyfishi. Reforma në Drejtësi nuk mund të funksionojë me drejtues të korruptuar dhe të bandave. Më 27 janar shqiptarët kanë motiv të madh për protestë, humbjen e shpresës, mungesën e punës, krimit të organizuar dhe mungesës së shtetit”, tha Nishani. Gjatë aktivitetit përkujtimor, Bujar Nishani u nderua me titull mirënjohjeje nga Unioni Mbarëkombëtar i të Përndjekurve në Malësinë e Madhe
Sigal