Berat, arrestohet i fundmi i bandës së hajdutëve

554
Arrestohet hajduti në Berat. Policia e ketij qyteti bën të ditur se ka rënë në prangat e policisë një 15 vjecar i cili bashkë me dy përsona te tjera të arrestuar pak ditë më parë kanë kryer një sërë vjedhjesh në këtë zonë.
Ja edhe njoftimi i plotë i policisë për këtë ngjarje: Më 25.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet, pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
L.M, 15 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me shtetasin R.H, (arrestuar më datë 17.01.2018) dhe shtetasin Mateo Rehova, (ndaluar më datë 23.01.2018), dyshohet se kanë kryer disa vjedhje.
Më konkretisht:
1-Më datë 20.11.2017, dyshohet kanë vjedhur banesën e shtetasit P.K, në fshatin Velabisht.
2-Më datë 27.11.2017, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Q.D, në fshatin Velabisht.
3-Më datë 04.12.2017, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit R.K, në lagjen Çlirimi .
4-Më datë 17.12.2017, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e shtetasit E.K, në lagjen Çlirimi.
Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur tek fabrika e miellit dhe në një banesë në fshatin Orizaj.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Seksioni për të mitur, për veprën penale, “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
Sigal