Brexit/ Nesër takimi Juncker-May, jo negociata pa zyrtarizim

431
Sigal

 

Presidenti i
Komisionit Europian, Jean Claude Juncker do të zhvillojë të premten një takim
dypalësh me kryeministren britanike Theresa May, në kuadër të një samiti
europian.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit, Mina Andreeva, e cila ka
saktësuar se, do të jetë një takim prezantues pasi ky është i pari Këshill
Europian që mblidhet që nga ardhja në detyrë e May. 

“Por nuk do të ketë asnjë formë negociate dhe në të do të marrin pjesë
persona të tjerë, të cilët do të mund të dëshmojnë se për çfarë do të flasin”,
ka thënë Andreeva. 

Zëdhënësja ka nënvizuar se, “qëndrimi i vendeve anëtare dhe Komisionit
është shumë e qartë: nuk ka negociatë pa zyrtarizim të Brexit”. 

“Presidenti Juncker do t’i kujtojë zonjës May domosdoshmërinë për
notifikimin e daljes nga BE dhe se nuk do të ketë asnjë negociatë pa e marrë
atë”, ka thënë Andreeva. 

Ajo ka shtuar se, në takim do të jetë i pranishëm edhe negociatori i
Komisionit Europian, Michel Barnier, në cilësinë e dëgjuesit.