Votimet/ Presidenti Meta: Ndjej optimizëm dhe shumë shpresë

169
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë i ftuar në një bisedë tek Adi Krasta në SYRI tv ku ka komentuar situatën në të cilën po zhvillohen votimet në Shqipëri.

“Ndihet një atmosferë shumë e mirë. Ndjej optimizëm dhe shumë shpresë në çdo takim që kam zhvilluar sot me qytetaret qe besojne tek fitorja e sovranit”, tha Presidenti.

Meta ishte i ftuar në një emision televiziv, pas një turi që zhvilloi në shumë rrethe të vendit gjatë ditës për të shikuar nga afër problematikat dhe situatën.

“Jam shumë i kënaqur me atmosferën tepër pozitive që kam parë në Shijak”, tha ai.

“Ftoj të gjithë qytetarët t’ju drejtohen kutive te votimit dhe te vazhdojnë të tregojne qytetar siç e kanë bërë deri tani”.

“Pjesëmarrja në këto votime është një indicie e qartë që do jetë një ditë historike, pasi ka të bëjë me gjithë legjitimin e shtetit tonë”.

“Sytë e të gjithë ndërkombëtareve janë tek ne sot, ti japim një mesazh botës demokratike se jemi një popull tërësisht evropian”.

Gjatë bisedës Presidenti Meta vlerësoi se “Vëmendja e botës dhe Evropës sot  është vendosur në Shqipëri, si dhe një ndër kushtet për çeljen e negociatave me BE”. “Qytetarët që takova sot nëpër rrugë të angazhuar të gjithë për të votuar dhe per te sjelle ndryshimin e shumëpritur”.

Sipas Presidentit Meta, procesi i zgjedhjeve do të ketë vëmendjen e tij në të gjithë Shqipërinë. “Situata parazgjedhore ka qenë tepër e rëndë, kam reaguar për të ndalur presionin që po i behej qytetarëve për votën”. “Kredencialet e këtyre zgjedhjeve janë tepër të rëndësishme për vendin tonë dhe te ardhmen tone europiane”.

“Vëmendja ime është kudo në Shqipëri nga Kukësi deri në Sarandë”, tha Presidenti i Republikës.

“Vlora ka tërhequr më shumë atje vetë Presidentin sepse u tregua qartë që atje kishte një presion shumë të madh dhe duhej ruajtur procesi i demokracisë”.

“Zgjedhjet e Parlamentare, sot janë vendimtare dhe për vetë çeljen e negociatave, sepse ne jemi ndër vendet e fundit që nuk jemi ende në BE”.

Sipas Metës, “zgjedhjet e 2017, janë ato që ne na lanë jashtë Bashkimit Europian dhe këtë e treguan në atë kohë dhe Shijaku dhe Dibra, që janë dosjet e pazbardhura në Prokurori”.

“Nëse ne do të kishim reaguar shumë më me forcë për krimet e 2017, nuk do kishim humbjen e jetës në Elbasan dhe plagosjen në Kavajë”.

“Sot unë jam shumë i qetë sepse sot po flet sovrani. Kushtetuta dhe Republika janë një”, tha kreu i shtetit shqiptar.