Replikat – Topalli: Je vulgar e sadist, Rama: Je ‘aktore e mirë’, konkurro me Tinka Kurtin, PD-në ta mori Luli

431

 Kryeministri Edi Rama ka
replikuar me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli për kuotat e mbetura bosh
në universitete. Topalli akuzoi Ramën se po favorizon privatët për të shkuar
atje studentët dhe për këtë e të tjera do ishte e gatshme ta rrëzonte nga
karrigia, por ky i fundit e quajti “aktore të mirë”, që shkonte rrotë më rrotë
me Tinka Kurtin, teksa i përmedi rastin e fotos së një vajze që mbante në dorë
seancën e kaluar, e cila nuk kishte fituar shkollën.

Sigal

Topalli: Vulgarizim,
vjen në parlamentit për të hequr vëmendjen nga. problemet e vendit. Nëse do
ishte për mua do të sillja njerëzit para kryeministrisë për të të rrëzuar, je
vulg e sadist. Universiteti në Francë, Vjenë e Milano ka javë e muaj që ka
nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur
studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë
shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranikë.

Rama: Jozefinë, the
c’nuk the po s’kuprtova çfarë the. Ti as që e di çfarë deshe me thanë. Unë fola
për fakte siç fola këtu kur dole me atë foton dhe konkurove me Tinka Kurtin se
PD iku tani e mori Lulin. Në konkurencë me Tinkën e kam pranuar je rrotë më
rrotë…

Rama për foton që mbante Topalli: Herën tjetër ishte Jozefina duke qarë, me foton e një vajze
që po të lajmëroj Jozefinë e ka fitue ajo shkollën, mos u nxitoni se pas pak
ditësh do të shikoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie
është garantuar në gjithë këtë proces për shkak të raundeve dhe filtrit që
bëhet nga sistemi.

Rama: Jozefinë të fola për fakte, të thashë po gënjen. Sot
unë isha 100% dakord me Luçianon, ka fjalimin e vetë, çdo javë për arsimin dhe
sipas javës atë që duhet të thotë, sot doli dhe tha ja kuotat e lira, ekzaktësisht
atë që themi ne, pas raundit të parë do ketë të dytë e pastaj një vijë të kuqe
që do ulet

Rama-Lucianos: Ulu, pse rri
në këmbë

Topalli: Unë dola me
foton e asaj vajze. Ajo vajzë ishte përfaqësimi i një brezi me të cilët ke
abuzuar emocionalisht. Ti për të favorizuar universitetet private. Ajo që po të
them është se sot një vit ti nuk do jesh këtu. Kaq mbaji shënim.