Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së dhe drejtues politik i LSI në Korçë, Endrit Braimllari vijon me takimet elektorale në këtë qark. Këtë herë ai është ndalur në Maliq, ku në një takim me banorë të zonës, është shprehur se LSI-ja për këtë bashki do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë. Nga ana tjetër, përmes një postimi në facebook, ai thekson se LSI-ja do të rikthejë shërbimin e munguar tek gjithë qytetarët.
Postimi i plotë
LSI në Maliq do të krijojë mundësi punësimi për të rinjtë me vende pune të mirëpaguara ne do të ulim koston e jetesës.
LSI do të rikthejë shërbimin e munguar tek gjithë qytetarët. Ne do të kthejmë pushtetin tek qytetarët, jo tek olgarkët e rilindjes.
Ne do ti japim prioritet produkteve “Made in Albania” dhe do të mbështesim fermerin vendas me mbi 200 miliom euro në vit.
Jemi duke punuar për ta bërë Maliqin shtëpinë tonë.