Po punonte në një banesë, bie nga skela punëtori në Pogradec, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

313
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Pogradec.  Një punëtor 55 vjeç ka rënë nga skela dhe është dërguar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 55-vjeçari ka qenë duke punuar në një banesë në qytet, ndërsa gjatë punës ka rënë nga skela.

55-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndërsa policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.