Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu kërkon lirinë në Apel

102
Sigal

Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë sot kërkesën e avokatëve të Gerti Shehut për lirimin e tij nga burgu dhe shtrimin në një spital psikiatrik.

Avokatët kanë kërkuar dy masa më të lehta sigurisë për të riun, i cili goditi me grusht liderin e PD, Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Sipas tyre, ai vuan nga çrregullime mendore dhe kërkuan shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik, dhe lënien në arrest shtëpie.

Përfaqësuesit ligjorë të 32-vjeçarit thanë për gazetaren Klodina Lala se po mbledhin të dhëna të reja për të vërtetuar pretendimet e tyre për gjendjen e tij shëndetësore.