Borë e ngrica, kush janë segmentet rrugore ku duhen patjetër zinxhirët

542
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, si pasojë e situatës së krijuar nga dëbora në disa zona të vendit.

Njoftimi:

Rajoni Verior

Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe erë të fortë 🌨 në të gjithë Rajonin.
Është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës 🚜 në zonat ku ka prezencë ngricash.

🚧Si pasojë e erës së fortë që kthen borën në rrugë dhe temperaturave të ulëta në segmentet Kolesian-Lusen-Bushtricë, Kuben-Vasie, vetëm 10 km e fundit, Qafë Dragalicë – Steblevë kalohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

👉Rajoni Qëndror:

Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Kontraktorët kanë punuar që në orët e para të mëngjesit 🚜 për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka ngrica.

Vetëm në segmenti Lunik-Steblevë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave në rrugë.

Prezencë ngricash ❄️ ka pasur edhe në segmentet Krujë-Sarisalltik, Elbasan – Gjinar dhe rruga e “Qafë Krrabës”. Është bërë shpërndarja e kripës nga kontraktorët dhe po mbahen në monitorim të vazhdueshëm.

👉Rajoni Jugor:

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨 në Qarkun e Korçës, shoqëruar me erëra të forta në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, në km 5–14, dhe Gërmenj-Leskovik rekomandohet kalimi me zinxhirë, për shkak të ërës së fortë.

Është bërë pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
👨🔧Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore.

⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës 🚘 të bëjnë kujdes në lëvizje, të përdorin zinxhirë në segmentet e rekomanduara, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️