Braimllari: Hajdutët po hanë kokat e njëri tjetrit!

59

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Ëngjëll Agaçi mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, pasi u xhelozua nga tenderat marramendëse të Plarent Ndrecës, në këtë institucion.

Brahimllari shprehet se kjo metodë zëvendësimi në post dëshmon edhe njëherë se hajdutët po vazhdojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit.

Postimi i Endrit Brahimllarit:

Hajdutët po hanë kokat e njëri tjetrit!

Ndryshimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme tregon qartë se hajdutët e Rilindjes, sot kanë filluar të hanë kokat e tyre.

Engjëll Agaçi i xhelozuar nga ‘bëmat marramendëse’ të Plarent Ndrecës me tenderat vendosi që ta marrë vetë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Elona Pici është si të jetë vetë Engjëll Agaçi. Pas kapjes së të gjitha institucioneve, sot Engjëll Agaçi ka kapur dhe Sandër Lleshin duke e kthyer atë në një kukull në krye të këtij dikasteri.