Presidenti Meta në vendlindjen e Skënderbeut: Rinia të njohë rrënjët kombëtare

393
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në fshatin Sinë të Dibrës, që njihet edhe si vendlindja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

‘Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

Thelbësore që rinia jonë të njohë rrënjët kombëtare, për të mbrojtur më mirë të ardhmen europiane të Shqipërisë.’