Bllofi /Reforma Territoriale/ PS: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe! PD kërkon 91 bashki dhe 6 rajone

Partia Socialiste qëndron stoike në propozimin e saj për të vijuar me sistemin e ndarjes me 12 Qarqe dhe 61 Bashki edhe pse Partia Demokratike propozoi ndarjen në 92 Bashki dhe 6 Rajone. Në ndarjen e propozuar nga PD kjo parti arrinte të merrte më shumë mandate për shkak edhe se në zgjedhjet e fundit ka humbur mandatet e deputetëve në diferencë të vogël votash.

Shfaqjes me reformën territoriale i vjen fundi, rrëzohet propozimi për ndarjen me 91 Bashki

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale është mbledhur edhe një herë këtë të martë duke shënuar kështu edhe fundin e një ‘teatri’ të stisur nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë mbështetës të liderit të ri të PD, Sali Berisha. Mazhoranca nuk do të marrë në konsideratë kërkesën e disa deputeteve të opozitës për shtimin të numrit të bashkive. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se nuk do ketë ndryshim të hartës territoriale, duke i dhënë fund teatrit të opozitës së djeshme, e cila shprehej se kishte marrë garanci për reformat. Shfaqjes që bëri opozita e djeshme për reformën e re territoriale i erdhi fundi. Pas disa muajsh pune të komisionit të posaçëm, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se harta territoriale nuk do ndryshojë, duke paralajmëruar se nuk do të merret në konsideratë kërkesa e deputetëve të opozitës për shtim të numrit të bashkive. Partia Socialiste qëndron stoike në propozimin e saj për të vijuar me sistemin e ndarjes me 12 Qarqe dhe 61 Bashki edhe pse Partia Demokratike propozoi ndarjen në 92 Bashki dhe 6 Rajone. Në ndarjen e propozuar nga PD kjo parti arrinte të merrte më shumë mandate për shkak edhe se në zgjedhjet e fundit ka humbur mandatet e deputetëve në diferencë shumë të vogël votash. Por kjo nuk mund të pranohej nga PS, e cila në ndarjen që është aktualisht ka arritur të korrë një sukses të madh në mandatet e fituara, qoftë edhe në ato me diferenca modeste në numër votash. Rrëzimin e kërkesës së PD e ka rikonfirmuar edhe një herë kreu i grupit parlamentar socialist, i cili e bëri të qartë se asgjë nuk do të ndryshojë. “Nisur nga fakti që vetëm 7 vite kanë kaluar që nga reforma e fundit dhe shërbimet publike janë përmirësuar nga reforma territoriale. Kemi përmirësuar shërbimin online, duke rritur aksesin e  drejtpërdrejt të çdo qytetari, unë me kolegen Denaj do të marrim një komunikim më të gjerë me ju për të shpjeguar qëndrimin tonë. Kemi konkluduar që pozicioni ynë në komisionin e reformës administrative territoriale do të jetë t’i qëndrojmë ndarjes aktuale administrative territoriale”. Menjëherë pas deklaratës së Ballës për mediat ka folur deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Deputeti i PD tha se nuk mund të ketë fitore më të madhe për opozitën se interesi publik teksa u pyet nga gazetarët nëse opozita ka fituar diçka nga marrëveshjet me Ramën. Alibeaj foli jashtë Kuvendit pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale. Këto nuk janë reforma partiake, por reforma që u duhet njerëzve. Është krijuar një ngërç në pushtetin lokal.

Sigal

A krijohen mundësi që mos të falimentojnë bashki, që shërbimet të shkojnë tek qytetarët, ky duhet të ishte qëndrimi që ne duhet të prisnim. Jemi në fund të konludimit të draftit, që nuk do jetë një hartë me vija, fokusi decentralizimi, marrja e saj nga qendra për ta çuar në bazë. Ne kishim si kërkesë tonë reformën territoriale dhe zgjedhorja, siç ka qenë traditë në Shqipëri është bërë gjithmonë mes palëve. Ne do t’i eksplorojmë të gjitha mundësitë. Ne do të kemi një reformë që do të adresojë të gjitha defektet. Reforma të tilla kaq të mëdhaja janë akte dhe qëndrime që një parti politike duhet t’i ketë jo vetëm si sfidë ndaj kundërshtarit. Ne duhet të largojmë interesat tona të vogla. Tek presidenti, ne e sqaruam se do marrim pjesë në proçes për të mos vazhduar traditën e shmangies. Në rastin e reformës territoriale është një reformë, që u duhet qytetarëve. Opozita duhet t’u tregojë shqiptarëve që jemi këtu për ta.” I pyetur nga gazetarët nëse ka fituar ndonjë gjë nga gjithë ky proces Alibeaj është përgjigjur: A ka fitore më të madhe se interesi publik. Po e bëjmë ne. Ne po bëjmë propozimin tonë. Do shihni që ne do të bëjmë të mundur të tregojmë produktin tonë. Unë nuk i futem se çfarë thotë pala tjetër, ne kemi detyrimin që punën tonë ta çojmë deri në fund. Reforma territorial është kërkesë e qytetarëve. Jemi në kohën ku jemi në momentin e fundit të përpunimit të daljes së ofertës tonë. Do të bëjmë të mundur së pari me publikun se cili është produkti ynë sigurisht do kemi konsultime dhe me partnerët ndërkombëtarë”,- përfundoi Alibeaj.