“Një nga mesazhet më domethënës”, Meta nxjerr foton e vogëlushes në protestë: Paratë që vidhen me inceneratorët po djegin të ardhmen e fëmijëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se paratë që po vidhen me inceneratorët po djegin të ardhmen e fëmijëve.

Meta publikon foton e një vogëlusheje në protestën e djeshme, teksa mban në duar një pankartë, sipas tij mesazhi më domethënës i protestës.

Sigal

“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare!
Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.
Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim. 🇦🇱”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri