Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Boldrini, mesazh urimi Metës për zgjedhjen President

439
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë, Laura Boldrini ka uruar përmes një letre të ngrohtë Ilir Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës.
Boldrini shpreh bindjen se Meta do të vërë në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që ka përftuar gjatë këtyre viteve në detyrat e rëndësishme që ka kryer. 
Më poshtë teksti i plotë i letrës: 
Kam kënaqësinë, që në emër të Dhomës së Deputetëve, por edhe në emrin tim, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, së bashku me urimet më të mira për sukses në këtë detyrë.
Jam e bindur se gjatë mandati tuaj do të kemi mundësi të zhvillojmë edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe të bashkëpunimit mes popujve tanë.
Ishte një nder i madh për mua të vizitoja Shqipërinë tetorin e vitit të kaluar dhe të konstatoja progresin e jashtëzakonshëm të bërë në aspektin ekonomik e social si edhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 
Jam e bindur se në këtë detyrë të lartë, ju do të dini të vini në shërbim të vendit aftësitë dhe përvojën që keni përftuar gjatë këtyre viteve në postet e rëndësishme që keni mbuluar. 
Në pritje të një takimi, ju lutem pranoni z. President, vlerësimet dhe konsideratat e mia më të larta.
Laura Boldrini
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Republikës së Italisë
Sigal