Kristi Pinderi i përgjigjet Jul Dedës: “Faleminderit që na përmend!”

627
Mjaftoi një postim në Facebook i Jul Dedës lidhur me komunitetin LGBTI që të rihapej sërish debati lidhur me homoseksualët.
Në të vërtetë, debati u zhvillua mes Dedës dhe Joleza Kokës, por aktivisti i njohur Kristi Pinderi zgjodhi mikrofonin e “Thumb” për të reaguar lidhur me shkrimin e Julian Dedës.
Të ftuar në “Thumb”, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj kanë zgjedhur t’i kthejnë një përgjigje “funny” aktorit dhe mos ta trajtojnë seriozisht.
“Të ftuar këtë herë në paradën e komunitetit LGBTI do të kemi edhe një personazh që s’na ndahet… Jul Deda”, – u shpreh Kristi. “Persona të tillë si Jul Deda na bëjnë të ndajmë budallallëkun nga gjërat e vërteta”.
Dy aktivistët e njohur u vunë edhe përballë njëri-tjetrit në një “duel”, të cilin mund ta shihni në videon e mëposhtme.

VIDEO 
Sigal