Parkimet në disa zona në Berat, së shpejti me pagesë

470
Këshilli Bashkiak në Berat, pritet të votojë të mërkurën mbi paraqitjen e një relacioni “Mbi caktimin e zonave të parkimit me pagesë”. Në këtë relacion parashikohet se disa segmente rrugore në qytetin e Beratit do të shndërrohen në vend parkime me pagesë. Vlera që do të paguajë çdo qytetar, për makinat e tyre do të jetë 50 lekë për një orë. Në relacion thuhet se ndryshimet në tarifën e parkimit synojnë të arrijnë dy objektiva, si: Rregullimin e qarkullimit në qendrat e banuara, si dhe rregullimin e të ardhurave nga tarifa e parkimit.
Sigal