Nigeri, Boko Haram liron 82 nga 250 studentet e rrëmbyera në 2014

503
Njerëzit e Boko Haram kanë liruar 82 nga më shumë se 250 studentet, e rrëmbyera në prill të 2014 në Chibok, Nigeri.
Sipas burimeve të cituara nga mediat lokale, lirimi ka qenë fryt i negociatave mes grupit islamik dhe qeverisë federale.
Në pritje për tu transportuar me avion në vendin e tyre, vajzat po qëndrojnë në Banki, në shtetin e Borno.
Edhe qeveria ka konfirmuar lirimin e të rejave, të gjitha gjimnaziste, të cilat u morën me forcë, rreth tre vite më parë nga shkolla e tyre në qytetin Chibok, në veri-lindje të Vendit, transmeton tgcom.
Ky nuk është rasti i parë i lirimit të vajzave. Rreth dhjetëra janë liruar gjatë këtyre viteve, por asnjëherë me këtë numër kaq të madh.
Deri tani në duart e Boko Haram ishin akoma 195 vajza. Tragjedia i dha jetë një lëvizjeje botërore që u quajt ‘Bring Back Our Girls’, në të cilën kërkohej lirimi i tyre.
Sigal