Spanjë, ulen vdekjet por shtohen rastet e reja me Covid-19

320
Sigal

Spanja vendi i tretë në botë më i goditur nga koronavirusi, ka nisur me lehtësimin e masave dhe ka rinisur hapa e disa bizneseve si edhe e transportit publik, ku qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse.

Në 24 orët e fundit Spanja ka parë një tjetër rritje të numrit të të infektuarëve ku shihet se janë rregjistruar të paktën 5100 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të sëmurëve në 177.633.

Ky bilanc është rritja më e madhe ditore që prej pesë ditësh. Por është e rëndësishme që në vend numri i vdekjeve është ulur ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë shënuar të paktën 523 viktima nga koronavirusi.

Spanja në rang kombëtar ka rregjistruar 18.500 viktima nga koronavirusi, ndërsa të sëmurë numëron rreth 177.633.

Megjithatë lehtësimet e masave vijnë kur kryeministri spanjoll tha se rikthimi i normalitetit do kohë derisa të prodhohet vaksina kundër virusit.