KQZ miraton listat shumëemërore të 9 partive, gjobë 1 milionë lekë PS-së

523
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet, “Për miratimin e listave shumemёrore të disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.
Kështu, KQZ vendosi miratimin e listave shumemërore të partive politike, Partisë Aleanca Demokratike, Partisë Socialdemokrate, Partisë Aleanca Demokristiane, Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare, Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi, Partisë Fryma e Re Demokratike, Partisë Komuniste të Shqipërisë, Partisë Kristian Demokrate, Partisë Socialiste të Shqipërisë.
KQZ gjithashtu vendosi sanksionin administrativ në masën 1.000.000 lekë, për Partinë Socialiste të Shqipërisë, për mosrespektimin e kuotës gjinore, për zonën zgjedhore qarku Berat
Sigal