Blerina Llalla: Elbasani meriton qetësi

295
Sigal

Sot në qytetit e Elbasanit zonjat dhe gratë përfaqësuese të Partisë Demokratike Elbasan po zhvillojnë një marshim nën moton “Elbasani Meriton Qetësi”.

Për të sensibilizuar gjithë shoqërinë e mbarë opinioni publik në këtë prag fushate. Si një reagim i ndaj ngjarjeve të pakendëshme pergjatë festimeve të Ditës së Verës! Si një kundëpërgjigje ndaj dhunës politike ndaj opozitës!

Elbasani i dijes, i kulturës, i traditës, i historisë, i intelektualëve dhe besimtarëve nuk e meritonte ç’shenjtërimin e Ditës së Verës nga kjo kastë politike që nuk njeh respekt. Ngjarjet aspak njerëzore vërtetuan me shumë se kurrë që Rilindasit nuk përpiqen për të ardhmen e Shqipërisë! Nuk mbështesin frymën kompetitive, madje madje për ta eleminuar këtë frymë treguan që janë të gatshëm të dhunojnë dhe bashkëshortët, vëllezërit apo bijtë e nënave Elbasanse në emër të bindjeve politike!

Elbasanit iu cënua më shume se kurrë dinjiteti! Paratë shkuan dëm për zbukurimin e baçes qytetit në një ditë që duhej të ishte ditë gëzimi! Elbasanit iu cënua nderi i festës! I’u cënua shenjtëria e drekës! I’u cënua Simbolika Historike, kulturore dhe artistike! I’u cënua bukuria dhe shkëlqimi! Elbasani meriton qetësi.

Nënat, vajzat dhe gratë demokrate nuk mund të qëndronin indiferente ndaj këtyre ndodhive dhe vendosën të reagojnë me një marshim në heshtje, me librin dhe lulen si simbol i dijes, kulturës, jetës, bukurisë dhe pranverës që po afron! Kurorëzimi i së cilës do të jetë 25 Prilli!