KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

238
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 18.03.2021, në orën 10:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 18.03.2021

 

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për transferimin e përkohshëm të seancave gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor”.

2. Shqyrtimi i projektvendimit Për caktimin e tre anëtarëve në bordin drejtues të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”. 

3. Shqyrtimi i Raportit mbi informacionin e Kryetarëve të Gjykatave në lidhje me veprimtarinë gjyqësore për vitin 2020, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë. 

4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për  lehtësimin e ngarkesës së gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, znj. Edlira Petri  dhe z. Asim Vokshi”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

5. Shqyrtimi i projektvendimit për kualifikimin/skualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, të kandidates {…}.

6.  Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Elona Mihali dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 179, nr. 181 dhe nr. 182, datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për kualifikimin e kandidates znj. Arta Duka dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe në Gjykatën e Apelit Korçë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.176, nr. 182 dhe nr. 183 datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.