Blenard Nonaj: LSI në lartësinë e duhur, për ndryshimin e shumëpritur të 25 Prillit

Ditën e sotme, Blenard Nonaj, së bashku me kandidatët e LSI-së, për Qarkun Bera, Esmerald Qirko dhe Petrit Sinaj kanë zhvilluar një takim më strukturat e LSI-së, së këtij qyteti, duke respektuar në mënyrë rigorozë dhe masat anti-Covid.

“Dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.”, – shprehet Nonaj më anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

NOA

 

Postimi i tij i plotë:

Sot në qytetin e Beratit, së bashku me kandidatët e listës së LSI-së për Qarkun Berat, Esmeralda Qirko dhe Petrit Sinaj.
Zhvilluam takim me strukturat e LSI-së së këtij qyteti, duke rënë dakord për të vijuar axhendën intensive të takimeve me qytetarët, në respekt rigoroz dhe të masave anti-covid.
Dëshira për ndryshim është jashtëzakonisht e madhe nga të gjjthë qytetarët e Beratit, dhe LSI nëpërmjet programit të saj dhe vlerave të saj profesionale e njerëzore është e gatshme të marrë pergjegjësinë që ndryshimi i madh të behet realitet në 25 Prill.
Nuk do të ndalemi në asnjë moment në komunikimet dhe takimet tona intensive me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, të cilët meritojnë një të ardhme më të mirë në 25 Prill.