Provimet online, por studentët kanë vështirësi me funksionimin e sistemit

177
Sigal

Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, dështuan të zhvillojnë provimin e parë online, jo për faj të tyre por për shkak të problemeve teknike të sistemit. ”Ishte një eksperiencë shumë stresuese sepse ne nuk kishim bërë asnjë provë më parë dhe nuk dinim si do të zhvillohej. Disa prej miqve të mi nuk arritën ta zhvillonin provimin po atë ditë”.

Teisa Kurti, studente në vitin e tretë të Drejtësisë, thotë se testimet online penalizojnë në dy aspekte. Për të mësimi në distancë, larg auditoreve, nuk ka qenë aspak efektiv. Pasojat do të reflektohen në të ardhmen.

”Do na penalizojë në të ardhmen sepse po i marrim dijet të mangëta për shumë arsye”. Rreth 10 mijë studentë nënshkruan peticion për t`u rikthyer në auditore për zhvillimin e provimeve por kërkesa e tyre nuk u morr parasysh nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Arsimit të cilët vendosën që në universitete do të kryhen vetëm testet për lëndët specifike.