Blenard Nonaj, kandidat për deputet i LSI në Qarkun e Beratit: LSI në Berat merr 3 mandate dhe del forcë e parë në çdo qendër votimi të qarkut

750
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

25 Prilli, fillimi i një procesi afatgjatë besimi dhe bashkëveprimi me qytetarët e Qarkut të Beratit

Blenard Nonaj, kandidat për deputet i LSI në Qarkun e Beratit kandidon për herë të parë në vendlindjen e tij dhe në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se tashmë ka ardhur koha që  LSI të rikthejë besimin e qytetarëve tek politika. Zoti Nonaj thotë se LSI ka kapacitetet, programin, angazhimet, vlerat më të mira profesionale, qytetare dhe intelektuale për tju përgjigjur dhe përmbushur në nivelin e duhur pritshmërisë së jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë pêr ndryshimin e madh të 25 Prillit.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al :

– Zoti Nonaj, jeni një mjek, që gëzoni respektin e njerëzve. Çfarë motivi ju shtyu juve, të pranonit të bëheni politikan, kur tani njerëzit kanë shumë pak besim tek politikanët?

– Ka ardhur koha e rikthimit të besimit tek politika nga qytetarët. Kjo do të mund të realizohet vetëm nëse ne do të kemi një qeveri të përgjegjshme dhe plotësisht të angazhuar për t’ju shërbyer qytetarëve të saj. Panorama aktuale është shumë e qartë, qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin tek kjo qeveri, e cila ka thelluar krizën ekonomike, varfërinë dhe papunësinë. Por nga ana tjetër, shpresa për një ndryshim cilësor në qeverisje është shumë e madhe. LSI ka kapacitetet, programin, angazhimet, vlerat më të mira profesionale, qytetare dhe intelektuale për tju përgjigjur dhe përmbushur në nivelin e duhur pritshmërisë së jashtëzakonshme të qytetarëve shqiptarë pêr ndryshimin e madh të 25 Prillit.  Një politikë që është në shërbim të qytetarëve, që është në funksion të zgjidhjes së shqetësimeve dhe problematikave të tyre është motivi im kryesor i kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit, ku padyshim pres me padurim për të dhënë kontributin tim në këtë drejtim për të gjithë qytetarët e Beratit, Skraparit, Kuçovës, Poliçanit dhe Urës Vajgurore.

“Ne do të realizojmë:  Arsim cilësor, Punësim të mirëpaguar, Hapjen e vendeve të punës, Financime me subvencione për fermerët në bujqësi dhe bizneset agropërpunuese, Investim dhe modernizim të infrastrukturës rrugore, Shërbim shëndetësor të garantuar”

– Një nga karakteristikat e politikanëve, apo konkretisht të deputetëve tanë, është se premtojnë shumë, por kur marrin votat, u kthejnë kurrizin votuesve. Ju si mjek,  nuk u ktheni kurrë kurrizin pacientëve. E keni menduar këtë dilemë, mbajtjen e fjalës së dhënë votuesve, si deputet?

– Unë kam krenarinë të përfaqësoj në këto zgjedhje, Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka spikatur në historinë e pluralizimit shqiptar, si partia e fjalës së mbajtur, si partia e cila gjendet vazhdimisht pranë zgjedhësve të saj, duke patur një proces të konsoliduar dhe të pandërprerë komunikimi dhe bashkëveprimi.  Për LSI-në premtimet dhe angazhimet e saj madhore përpara shqiptarëve janë të panegociueshme dhe për këtë mjafton të shohim ndër vite vendimet dhe aksionet politike të LSI-së, të cilat i kanë shërbyer integrimit europian, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit.  Personalisht kandidimin në zgjedhjet e 25 Prillit e shoh vetëm si fillimin e një rrugëtimi të gjatë, çka do të thotë se marrëdhënien me të gjithë zgjedhësit e qarkut Berat, e shoh afatgjatë dhe për këtë angazhimi im për ta, mbajtja e premtimeve dhe puna për zgjidhjen e problemeve të tyre janë prioritete të mëdha dhe të panegociueshme gjatë mandatit tim si deputet në Parlamentin e ardhshëm.

“Tre mandatet e LSI në qarkun Berat dhe shpallja e saj forcë e parë në çdo qendër votimi të Qarkut nuk do të jetë surprizë, por një realitet i padiskutueshëm i zgjedhjeve të 25 Prillit”

 

– Cili është angazhimi i LSI-së dhe i juaji personalisht për banorët e Qarkut Berat për zgjedhjet e 25 Prillit?

– Si një djalë i rritur dhe i rritur në Skrapar, për mua do të jetë një nder, por dhe përgjegjësi e madhe për të përfaqësuar dhe për të ngritur zërin në Parlament për zgjidhjen e problemeve të banorëve të Beratit, Skraparit, Kuçovës, Poliçanit, Urës Vajgurore dhe gjithë fshatrave të Qarkut Berat. Angazhimi im dhe i forcës politike që unë përfaqësoj, LSI synon që nëpërmjet një qeverisje efikase dhe të përgjegjshme ne të realizojmë:  Arsim cilësor, Punësim të mirëpaguar, Hapjen e vendeve të punës, duke mbështetur biznesin e vogël, të mesëm dhe atë të madh, Financime direkte me subvencione për fermerët në blegtori e bujqësi dhe bizneset agropërpunuese, Investim dhe modernizim të infrastrukturës rrugore, Shërbim shëndetësor të garantuar. Ne jemi të vendosur ta transformojmë gjithë Qarkun e Beratit në një qendër të madhe të zhvillimit ekonomik. Ne jemi të vendosur që të rinjtë e Beratit, Skraparit, Kuçovës, Poliçanit dhe Urës Vajgurore, të mos shohin emigracionin si opsionin kryesor, por ta ndërtojnë të ardhmen në shtëpinë e tyre.

– Nga takimet e deritanishme me qytetarë, fermerë, biznesmenë, çfarë gjera ju kanë bërë më shumë përshtypje juve?

– Padiskutim do të përmendja zhgënjimin e madh, si rezultat i keqqeverisjes dhe pasojat e shumta të saj, me të cilat qytetarët përballen. Por sigurisht paralelisht me këtë kemi dhe dëshirën e tyre të madhe për ndryshim, që do të reflektohet me një votim masiv të tyre në 25 Prillit për ti hapur rrugë zhvillimit të Qarkut Beratit.

“Një politikë që është në shërbim të qytetarëve, që është në funksion të zgjidhjes së shqetësimeve dhe problematikave të tyre është motivi im kryesor i kandidimit në zgjedhjet e 25 Prillit”

– A ju ka ndodhur në këto ditë, që jeni duke takuar njerëzit, që ndokush t’ju thotë: Të gjithë politikanët njësoj janë. Vijnë e na premtojnë shumë, sa për të marrë votën, e pastaj, na harrojnë. Ju si u përgjigjeni?

– Ky është një perceptim prezent, por personalisht siç e theksova dhe në fillim të intervistës, ka ardhur koha që qytetarët të rifitojnë besimin tek kjo politika. Kjo do të ndodhë, kur politika do jetë totalisht në funksion të zgjidhjes së problemeve të tyre dhe unë personalisht jam shumë i vendosur të kontriboujë në këtë drejtim. Marrëdhënien me qytetarët e shoh të ndërtuar mbi bazën e respektit dhe besimit, dhe sigurisht afatgjatë.

– Si e përfytyroni Beratin e të ardhmes?

– Një kryeqendër të zhvillimit ekonomik në Jugun e Shqipërisë. Për shkak të krizës ekonomike, nivelit të lartë të papunësisë, emigracionit dhe lëvizjeve të brendshme të popullise, rëndësia e Beratit duket se është zbehur vitet e fundit. Por ne jemi të vendosur ta zhvillojmë atë. Zhvillimi ekonomik, mbështetja e biznesve, bujqësisë, punësimi dhe infrastruktura moderne do jenë kryefjala e punës sonë për të gjithë Qarkun e Beratit.

“Unë kam krenarinë të përfaqësoj në këto zgjedhje, LSI, e cila ka spikatur në historinë e pluralizimit shqiptar, si partia e fjalës së mbajtur, si partia e cila gjendet vazhdimisht pranë zgjedhësve të saj”

– Çfarë i sugjeroni të rinjve në qarkun Berat për të mos u larguar nga qarku, ose për t’u kthyer e për të punuar aty?

– Ndalimi i shpopullimit është  prioriteti absolut i LSI në këto zgjedhje. Këtë anagazhim madhor ne do ta realizojmë nëpërmjet arsimimit cilësor dhe punësimit te mirëpaguar. Ne besojmë që, duke arritur këto, të rinjtë e të gjithë Qarkut të Beratit nuk do shikojnë emigracionin si opsionin e parë, por do ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Berat. Berati, shtëpia juaj, është dhe slogani ynë dhe ne do ta bëjmë këtë një realitet të prekshëm pas 25 prillit.

– Si do të bashkëpunoni ju për qarkun?

– Ne nuk do të jemi në opozite, sepse qytetarët shqiptarë e kanë marrë tashmë vendimin për të larguar këtë qeveri, që solli shume varferi, papunësi dhe zhgenjim. Kjo ndihet kudo në të gjithë Shqipërinë, madje edhe në Berat, ku fitorja e tre mandateve të LSI është e padiskutueshme. Tre mandatet e LSI në qarkun Berat dhe shpallja e saj forcë e parë në çdo qendër votimi të Qarkut nuk do të jetë surprizë, por një realitet i padiskutueshëm i zgjedhjeve të 25 Prillit.

– Ju uroj suksese në zgjedhje!